Moti në Shqipëri gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet pritet të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, ku nuk përjashtohen as shtrëngatat. Në qarqet e tjera të vendit parashikohen reshje të dobëta.
Ndërkohë, në zonat veriore dhe lindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Sa u përket temperaturave, në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 6 deri në 16 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë nga 3 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga -1 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë më e fortë.