Spiropali merr pjesë në pritjen për Festën Kombëtare të Rumanisë

Shqipëria

Spiropali merr pjesë në pritjen për Festën Kombëtare të Rumanisë

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 21:40
Elisa Spiropali në pritjen e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Rumanisë.

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Rumanisë, me ftesë të ambasadorit rumun në Shqipëri, Octavian Serban.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali ka ndarë fotografi nga pritja, ku ka bërë të ditur se ishte e pranishme mes miqsh, kolegësh dhe përfaqësuesish të trupit diplomatik.

Postim i plotë:

Në pritjen me rastin e Festës Kombëtare të Rumanisë, me ftesë të ambasadorit Octavian Șerban, mes miqsh, kolegësh dhe përfaqësuesish të trupit diplomatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat