Rama për “The Independent”: protestat pa bazë, marrëveshje për projektin Trump s’ka ende

Shqipëria

Rama për “The Independent”: protestat pa bazë, marrëveshje për projektin Trump s’ka ende

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 10:06
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka quajtur të pabazuara protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove”, në një intervistë për të përditshmen britanike “The Independent”.

Protestat e studentëve dhe aktivistëve mjedisorë kanë në shënjestër projekte të financuara nga investitorë të huaj, mes tyre atë të lidhur me Ivanka Trump. Rama këmbënguli se për këtë projekt nuk ka ende marrëveshje përfundimtare dhe se negociatat vazhdojnë prej vitesh, raportoi ATSH. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për investime, vende pune dhe infrastrukturë pas dekadash varfërie.

Kryeministri tha se demokracitë po rrezikohen nga rrjetet sociale, ndërsa Shqipëria vazhdon rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai komentoi edhe liderin e “Reform UK”, Nigel Farage, duke e lidhur rënien e tij në sondazhe me atë që e quajti “mallkimi shqiptar”.

Gazeta britanike vëren se kostoja e jetesës, korrupsioni dhe shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë të nxisin protesta në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat