Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, kursi i valutave kryesore paraqitet me ndryshime të lehta, ndërsa qytetarët që kanë nevojë të këmbejnë euro, dollarë apo monedha të tjera mund të orientohen nga kuotat e publikuara për ditën e sotme, 18 nëntor.
Dollari amerikan sot blihet me 81.9 lekë, ndërsa shitet me 82.9 lekë, duke ruajtur një diferencë prej 1 lek mes çmimit të blerjes dhe shitjes.
Edhe euro, një nga monedhat më të përdorura në transaksionet në tregun shqiptar, blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 91.9 lekë.
Sa u përket valutave të tjera, franga zvicerane në tregun shqiptar këmbehet me 97.2 lekë në blerje dhe 98.2 lekë në shitje, ndërsa paundi britanik blihet me 107.9 lekë dhe shitet me 108.9 lekë.
Këto janë kuotat e këmbimit për ditën e sotme, të cilat mund të ndryshojnë gjatë ditës në varësi të lëvizjeve në tregun valutor.