U përjashtua nga PS, Spiropali: Nuk ka asgjë për t’u çuditur, ata që duhet të rrinë ikin dhe ata që duhet të ikin rrinë

Shqipëria

U përjashtua nga PS, Spiropali: Nuk ka asgjë për t’u çuditur, ata që duhet të rrinë ikin dhe ata që duhet të ikin rrinë

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 11:41
Ish-kryetarja e Parlamentit, njëherësh deputetja Elisa Spiropali

Ish-kryetarja e Parlamentit, njëherësh deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke thëne se nuk ka asgjë për t’u çuditur, ndërsa theksoi se “ata që duhet te rrinë, po ikin”.

Në deklaratën e saj, Spiropali theksoi se është gruaja e parë që përjashtohet nga një forum partie në 35 vite, ndërsa kujtoi se është gjithashtu kryetarja më e re e zgjedhur e Kuvendit.

Ish-ministrja e Jashtme, paralajmëroi se mund të ketë edhe zhvillime të tjera të ngjashme, duke theksuar se Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate. Spiropali shtoi se të njëjtin qëndrim e kishte mbajtur edhe pak para protestave të “flamingove”.

“Unë jam e para grua në 35 vjet dhe po e marr si dekoratë këtë. Meqë jam edhe kryetarja më e re  e zgjedhur e Kuvendit. Në këto dy skaje, mendoj se mes të qenit edhe kryetarja më e re e zgjedhur edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026 për arsye të qëndrimeve të saj nuk duhet të çuditemi fare.

Nuk ka asgjë për t’u habitur, për sa kohe që ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin. Unë mendoj se   do shohim edhe shumë të tilla sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë delikate. Unë këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove”, tha Spiropali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat