Windows 10 bëhet më i popullarizuar se Windows 7

Teknologji

Windows 10 bëhet më i popullarizuar se Windows 7

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:55
Windows 10

Microsoft ka përfunduar vitin 2018 si kompania më e vlefshme në botë, por gjithashtu ka shënuar edhe një tjetër sukses.

Sistemi i saj operativ më i ri, Windows 10 është bërë sistemi operativ më i përdorur në botë, duke mposhtur Windows 7.

Windows 10 tani e përdorin 39.22 përqind të tregut të desktopëve, ndërsa atë Windows 7, 36.9 përqind.

Për ta arritur këtë statistikë, Windows 10 u janë dashur 3 vite e gjysmë, si dhe ka shfaqur atë se sa i popullarizuar ka qenë Windows 7 edhe 10 vite pas lansimit të tij.

Windows 10 tani përdore nga më shumë se 700 milionë pajisje të ndryshme, duke përfshirë kompjuterët, tabletët, telefonat madje edhe konsolën Xbox One.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat