Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’ia jepni askujt fjalëkalimin e llogarisë së Netflix - Bota Sot
Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’ia jepni askujt fjalëkalimin e llogarisë së Netflix

Teknologji

Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’ia jepni askujt fjalëkalimin e llogarisë së Netflix

Më: 11 janar 2019 Në ora: 07:12
Netflix

Shpërndarja e fjalëkalimit të llogarisë së Netflix mund të jetë një hap i rrezikshëm për t'u marrë, që tani e tutje.

Në CES 2019 në Las Vegas, ofruesi i softuerit Synamedia zbuloi një sistem të ri, të dizajnuar për të mbyllur llogaritë të personave që ndajnë fjalëkalimet me dikë tjetër.

Firma vë në dukje hulumtimet e fundit nga Magid, i cili zbuloi se afërsisht 26 për qind e përdoruesve japin fjalëkalimet për shërbimet e transmetimit të videos me njerëz të tjerë.

Programi i ri do të jetë në gjendje të analizojë se cilët përdorues janë regjistruar dhe kush ka llogarinë e përbashkët.

Kompania thotë se sistemi mund të përdoret gjithashtu për të gjurmuar operacionet në shkallë të gjerë për fitim, për të zvogëluar humbjet ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...