“Mbreti i qiellit”, SR-72 aeroplani ushtarak më i shpejtë në botë

Teknologji

“Mbreti i qiellit”, SR-72 aeroplani ushtarak më i shpejtë në botë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:12
SR-72

Në vitin 2013 kompania amerikane Lockheed Martin, kishte njoftuar se është duke zhvilluar pasardhësin e aeroplanit spiun amerikan SR-71 Blackbird.

Ky aeroplan kishte kapacitete të mbërrinte shpejtësinë e zërit, madje pretendohet se për tri herë e tejkalonte, kurse SR-72 pritet të ketë karakteristika edhe më të avancuara.

SR-71 Blackbird konsiderohej si aeroplani më i shpejtë që ndonjëherë është prodhuar, kurse SR-72 do të bëjë revolucion sa i përket disa pajisjeve shtesë që do t’i vendosen brenda kabinës së pilotit duke fituar kështu epitetin e “mbretit të qiellit”.

I prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin gjatë viteve të 60-ta, SR-71 mund të arrijë shpejtësinë prej 3 Mach (mbi 2,200 milje në orë). Që i bie tre herë më shpejtë sesa shpejtësia e zërit. Por, ky aeroplan u nxor nga përdorimi në vitin 1998. Megjithatë në vitin 2013, Lockheed Martin njoftoi se është duke punuar në pasardhësin e këtij aeroplani.

Atë do ta prodhojë departamenti i programeve të avancuara të Lockheed Martin që njihet si “Skunk Works”. Ky aeroplan supersonik sipas prodhuesit amerikan, do të ndryshojë rrjedhën e betejave për informacion.

Madje zotohen se SR-72 do të mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 6 Mach apo mbi 4,500 milje në orë. Sikur kjo të mos mjaftonte ai do të mund të kryej sulme për dallim nga paraardhësi që kishte për mision mbledhjen e informacioneve.

Ekspertët pretendojnë se nëse ky projekt arrin të realizohet sipas parashikimeve të zyrtarëve të Lockheed Martin, atëherë ai do të ketë kapacitete të mbërrij në çdo cep të botës për më pak se një orë.

Disa imazhe që janë publikuar së fundmi në internet, shfaqin këtë fluturake duke dalë nga hangari i kompleksit të “Skunk Works”. Sipas zyrtarëve të Lockheed Martin, aeroplani pritet të ngritet në qiell për herë të parë gjatë vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat