12-vjeçari nga Mitrovica, gjeni në përdorimin e pajisjeve elektronike

Teknologji

12-vjeçari nga Mitrovica, gjeni në përdorimin e pajisjeve elektronike

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Arbër Sahiti

I ka vetëm 12-vjeç, por Arbër Sahiti nga Mitrovica, ka talent në përdorimin e pajisjeve të sofistikuara të teknologjisë. Me pajisje shtëpiake, Arbri ka arritur të bëjë disa prodhime interesante dhe shumë funksionale.

Sahiti shumë pajisje me energji elektrike ka arritur t’i realizoj vetë.  Djaloshi nga Mitrovica, prej moshës 10 vjeçare ka filluar të ndërtojë pajisje të ndryshme në kushte shtëpiake.

“Së pari kur kam filluar të punojë e kam parë babin si po punon, dhe më është dukur shumë interesant. Kam vendosur edhe unë të punoj gjëra. Për herë të parë kur e kam provuar më ka zënë rryma, dhe e kam pyetur babin nëse mundet të më ndihmojë. Ai më ka ndihmuar dhe i kam tejkaluar ato probleme”, shprehet talenti Arbër Sahiti.

Në pamundësi për të blerë pajisje të reja, Arbërit i duhet që punojë më pajisje të vjetra, por kjo aspak nuk ia zbeh pasionin që ka për këtë fushë.

“Kam dëshirë të punoj akoma më shumë. Dua të studioj në Amerikë dhe të bëhem një shkencëtar”, tha Arbër Sahiti.

Ai ka arritur që të ndërtojë edhe mikrofon përgjues, i cili mund të marr zërin nga një distancë e largët në komunikimin mes dy personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat