“Kaos” në rrjet, reagon “Facebook”: Jemi duke punuar për zgjidhjen e çështjes - Bota Sot
“Kaos” në rrjet, reagon “Facebook”: Jemi duke punuar për zgjidhjen e çështjes

Teknologji

“Kaos” në rrjet, reagon “Facebook”: Jemi duke punuar për zgjidhjen e çështjes

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:57
Facebook

Thuajse të gjithë përdoruesit e gjigandit të rrjetit social “Facebook”, kanë pasur probleme me llogaritë e tyre, ku shumë prej tyre janë ankuar se nuk mund të logoheshin në rrjet, nuk mund të shpërndanin postime, të dërgonin mesazhe, të komentonin apo të bënin like.

Problemet u hasën në SHBA, Peru, Kolumbi, Meksikë, disa vende të Europës, por edhe në Shqipëri e Kosovë.

“Facebook”, shërbimi i tij i “Messenger”, faqja e shpërndarjes së imazhit “Instagram” dhe aplikacioni i mesazheve “WhatsApp” janë ndërprerë.

Shkaku i ndërprerjes nuk dihet ende, por gjigandi i rrjeteve sociale ka reaguar nëpërmjet një deklarate duke thënë se po punojnë për të zgjidhur këtë situatë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme në disa opsione të “Facebook”. Ne jemi duke punuar për zgjidhjen e çështjes sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë që ende nuk ka rikthim të rrjetit sepse menjëherë pas deklaratës së “Facebook”, shumë përdorues raportojnë se ende nuk mund të postojnë asgjë në llogaritë e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...