Google ka larguar gjatë vitit të kaluar 2.3 miliardë reklama të këqija - Bota Sot
Google ka larguar gjatë vitit të kaluar 2.3 miliardë reklama të këqija

Teknologji

Google ka larguar gjatë vitit të kaluar 2.3 miliardë reklama të këqija

Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:43
Google

Në një prezantim të zhvilluar së fundmi, Google ka treguar se si në vitin e kaluar, është përkushtuar për eliminim e reklamave të këqija dhe pamundësinë e ngarkimit të tyre.

Gjiganti për kërkime në internet, në total ka larguar 2.3 miliardë reklama të këqija gjatë vitit të kaluar, që shkelnin rregullat e reklamimit.

Kjo i bie, se për çdo ditë janë larguar nga gjashtë milionë reklama. Megjithatë, shifrat janë shumë më mirë se në vitin 2017, kur Google raportoi se ka larguar 3.2 miliardë reklama të tilla nga rrjeti.

Kompania ka bllokuar bashkëpunimin me afro një milion llogari të këqija reklamuese, rreth 734 mijë publikues dhe zhvillues të aplikacioneve – afro dy herë më shumë se në vitin 2017.

Mbi 28 milionë reklama janë larguar prej ueb-faqeve, teksa 1.5 reklama tjera prej aplikacioneve të ndryshme.

Mirëpo, largimi i reklamave të këqija nuk është e mjaftueshme, sepse duhet vendosur ndalesa për  shmangien e tyre. Për këtë arsye, Google ka vënë 31 rregulla të reja, që duhet plotësuar për ngarkimin e reklamave të reja.

Shumica e tyre kanë të bëjnë me reklama të rrejshme lidhur me kriprovalutat, ri shitësit e tiketave, kompanitë që ofrojnë mbështetje teknike dhe si dhe reklamat për ndihma shëndetësore.

Me rregullat e reja, Google kërkon certifikatën e regjistrimit të biznesit, si një ndër rregullat kryesore për reklamim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...