Facebook lëshon deklaratë të re për pamjet e sulmit në xhami - Bota Sot
Facebook lëshon deklaratë të re për pamjet e sulmit në xhami

Teknologji

Facebook lëshon deklaratë të re për pamjet e sulmit në xhami

Më: 15 mars 2019 Në ora: 22:27
Facebook

Facebook ka lëshuar një deklaratë të re mbi videon e të shtënave në rastin e sulmit të sotëm në xhami që u transmetua drejtpërdrejt në faqen e saj para se të kopjohej gjerësisht dhe të ndahej në internet.

Në një deklaratë të përditësuar dërguar gazetarit të Buzzfeed, Ryan Mac, një zëdhënës ka thënë se ata po punojnë për gjetjen dhe heqjen automatike të kopjeve të videos, të cilat janë ngarkuar. Facebook së bashku me platforma të tjera të mediave sociale, duke përfshirë YouTube dhe Twitter, është kritikuar për dështimin në kontrollimin e përhapjes së pamjeve të tilla të cilat aktualisht gjenden thuajse në secilin rrjet të mundshëm social.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...