Shitësit me pakicë pranojnë “Alipay” për të tërhequr më shumë turistë kinezë

Teknologji

Shitësit me pakicë pranojnë “Alipay” për të tërhequr më shumë turistë kinezë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

“Barclaycard” arriti një marrëveshje me “Alipay”, kompaninë kineze për pagesën në celular pranë grupit “Alibaba”, për të ndihmuar më shumë shitës me pakicë në Britani të pranojnë transaksione nga vizitorët kinezë, sipas CRI-së.

“Barcklaycard”-i trajton afro gjysmën e transaksioneve me karta krediti dhe debiti në Britani.

Nga një sondazh del se 93% e turistëve kinezë shprehen se mund të shpenzojnë më shumë në një dyqan që pranon pagesë në celular.

“VisitBritain”, organi turistik i Britanisë parashikon se do të ketë 480 mijë vizita nga Kina këtë vit, 43% më shumë se në vitin 2017.

Turistët kinezë priten të shpenzojnë më shumë se 1 miliard paund sivjet, ose një rritje prej 50 % në krahasim me vitin e kaluar, duke e bërë Kinën ndër 10 tregjet kryesore të turizmit në Britani. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat