Çmimi i memorieve për PC shënojnë rënie në tregun global

Teknologji

Çmimi i memorieve për PC shënojnë rënie në tregun global

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:59
Ilustrim

Çmimet e memorieve PC DDR4 po normalizohen gjithnjë e më shumë dhe janë afër nivelit më të ulët në tre vjetët e fundit, dhe e gjithë kjo vjen para azhurnimit të kompjuterëve në verë dhe publikimit të disa lojërave premium.

Vendet e shitjes me pakicë kanë ulur çmimet e kostove të memories 8GB (2x 4GB) në rreth 50 dollarë, ndërsa 16GB (2x 8GB) mund të gjenden për 80 dollarë për shpejtësi DDR4-2667.

Premium memoria 16GB (DDR4-3200 dhe më të lartë) ka një çmim fillestar prej  99 dollarë. Memoria premium me ndriçim RGB tani zakonisht fillon nga 120 dollarë.

Memoria me dy kanale 32GB (2x 16GB) tani ka një çmim fillestar prej 144 dollarë për modulet DDR4-2667. Memoria premium 32GB, me ndriçim RGB dhe shpejtësi DDR4-3000, tani fillojnë nga 180 dollarë. Çmimet e memories në Evropë janë gjithashtu në rënie, dhe në Gjermani çmimet e memories për modulet me dy kanale 16GB kushton 79 euro, premium prej 16GB prej rreth 100 euro, 32GB për 160 euro dhe premium 32GB kushton 190 euro.

Çmimet e memories trendin e rritjes e përjetuan në fillim të vitit 2017, kur industria u përball me një mungesë të DRAM. Megjithatë, nën presionin e organeve rregullatore, industria DRAM filloi të zbutej dhe prodhuesit parashikojnë një rënie të fitimeve DRAM për tremujorin e parë të 2019, duke treguar një rënie të çmimeve dhe një stabilizim të tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat