Jeff Bezos ndan pasurinë me ish-gruan, mbetet njeriu më i pasur në botë

Teknologji

Jeff Bezos ndan pasurinë me ish-gruan, mbetet njeriu më i pasur në botë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 00:34
Jeff Bezos me ish-gruan e tij

Jeff Bezos, themelues i gjigantit teknologjik amerikan, Amazon, edhe zyrtarisht është divorcuar nga ish-gruaja e tij, MacKenzie.

Ai do mbajë 75 për qind të aksioneve të tij në Amazon, ndërsa ish-gruaja e tij, njëherësh ish-bashkëthemeluese e kompanisë, do të ketë në pronësi pjesën tjetër, që përbën vetëm 4 për qind të kompanisë, shkruan The Sun.

Pjesa tjetër e aksioneve, prej 12 për qind, që do mbajë Jeff Bezos, vlerësohet diku 100 miliardë dollarë, që do të thotë se ai do mbajë titullin e personin më të pasur në botë.

Para ndarjes, Jeff Bezos kishte 16 për qind të aksioneve në Amazon, që kishin vlerë 140 miliardë dollarë.

Divorci gjithashtu i ka mundësuar Jeff Bezosit që të marrë pjesën e aksioneve të gruas së tij në Washington Post dhe Blue Origin, duke marrë edhe të drejtën e votës së saj brenda bordeve të këtyre kompanive.

Vetëm disa nga detajet e divorcit u bënë të ditura në disa postime në rrjetin social Twitter, në internet.

Bezos dhe MacKenzie ishin martuar para 25 vjetëve.

Menjëherë pasi që çifti bëri publik divorcin, doli që Jeff Bezos po takohej me ish-prezantuesen Lauren Sanchez.

Një nga shoqet e saj thotë që ata dy të janë shumë të dashuruar, dhe planifikojnë të martohen menjëherë pas divorcit të Jeffit me ish-gruan e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat