HyperX sjell memorien Predator DDR4 në variacionet 4266MHz dhe 4600MHz

Teknologji

HyperX sjell memorien Predator DDR4 në variacionet 4266MHz dhe 4600MHz

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:45
Predator DDR4

HyperX i ka publikuar dy kite të reja dhe të shpejta memorike Predator DDR4, me frekuenca prej 4266MHz deri në 4600MHz. Opsionet e reja të frekuencave do të jenë në dispozicion si module 8GB (x2) dhe do të kenë përçues të zi alumini dhe PCB të zi.

Memoria do të ketë latencë CL19, temperatura operative prej 0°C deri në 85°C dhe tension operativ prej 1.4V dhe 1.5V. Në dispozicion do të jenë modelet HX442C19PB3K2/16: 16GB 4266MHz DDR4 CL19 DIMM (x2) XMP HyperX Predator dhe HX446C19PB3K2/16: 16GB 4600MHz DDR4 CL19 DIMM (x2) XMP HyperX Predator, raporton Guru3D.

Modulet memorike HyperX karakterizohen nga certifikimi rigoroz XMP, dhe kjo ua mundëson atyre kompatibilitetin me çipat më të rinj Intel, si dhe me procesorët AMD.

Memoria e re HyperX Predator DDR4 është në dispozicion nëpërmjet rrjetit të partnerëve të shitjes me pakicë dhe shitësve e-tail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat