Google shtyn pezullimin e bashkëpunimit me Huawei

Teknologji

Google shtyn pezullimin e bashkëpunimit me Huawei

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:22
Huawei

Gjiganti amerikan Google i ofroi Huawei që të pezullojë përkohësisht shërbimet e saja në telefonat kinezë.

Ky veprim vjen pasi Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi t’i japë Huawei një licencë 90-ditore për të ndihmuar klientët e tyre ekzistues, raporton Business Insider.

Ministria e vendosi javën e kaluar kompaninë kineze në listën e zezë, duke i detyruar kompanitë amerikane të kërkonin leje nga qeveria përpara se të bashkëpunonin me gjigantin teknologjik kinez.

Google konfirmoi vendimin e fundit në një deklaratë për Business Insider.

"Azhurnimi dhe siguria e telefonit është në interesin e të gjithëve dhe kjo leje e përkohshme na lejon të vazhdojmë të sigurojmë përditësime të softuerit dhe mbrojtje të sigurisë për modelet ekzistuese në 90 ditët e ardhshme", tha një zëdhënëse e kompanisë amerikane.

Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross tha se një "periudhë hiri" 90-ditore duhet t'u lejojë kompanive të "zgjidhin" para se të ndërpresin lidhjet me Huawei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat