Britania i mbështet SHBA-të për Huawei

Teknologji

Britania i mbështet SHBA-të për Huawei

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Britania e ka në konsideratë të veçantë atë që SHBA thotë për rreziqet e përdorimit të Huawei në rrjetet e 5G dhe nuk dëshiron të jetë tepër e varur nga një vend i tretë për disa teknologji, deklaroi sekretari i jashtëm Jeremy Hunt të hënën.

Administrata Trump, e cila ka sanksionuar Huawei dhe u përpoq të bllokojë blerjen e mallrave amerikane, u ka bërë thirrje aleatëve të mos përdorin teknologjinë dhe pajisjet e saj 5G për shkak të frikës, se kjo do t’i lejonte Kinës të spiunonte komunikimet dhe të dhënat e brendshme të vendeve.

Ne nuk kemi marrë vendimin tonë përfundimtar, por kemi bërë të qartë se po marrim parasysh të dyja çështjet teknike, të sigurohemi që nuk ka ndonjë mënyrë që një vend i tretë të mund të përdorë 5G për të spiunuar vendin tonë, por gjithashtu edhe çështjet strategjike në mënyrë që të mos jemi teknologjikisht të varur nga një vend i tretë për një teknologji jetike“, tha Hunt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat