Dell përgatit laptopin e parë OLED - Bota Sot
Dell përgatit laptopin e parë OLED

Teknologji

Dell përgatit laptopin e parë OLED

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:53
Dell

Laptopi i parë OLED i Dell është pranë debutimit. 15.6-inç XPS 15 7590 i shumëpritur do të debutojë më 27 Qershor bëri të ditur kompania.

Ekrani 4K Ultra HD OLED do të jetë i parë në linjën XPS me rezolucion 3840×2160. Ky ekran ka pikselë individualë të cilët fiken plotësisht për të arritur ngjyrën e plotë të zezë.

E thënë më thjeshtë ekranet OLED kanë potencialin për të rritur jetëgjatësinë e baterisë sepse pikselët fiken plotësisht në rastin kur ka ngjyrë të zezë krahasuar me ekranet LCD të cilë ti mbajnë pikselët aktivë pavarësisht nëse ka dritë ose errësirës në një hapësirë të caktuar.

XPS 15 7590 ofron një rang të gjerë ngjyrash, 100% DCI-P3. Ekranet 4K janë pajisur me Dolby Vision dhe mund të pasqyrojnë reflekse deri në 40 herë mët ë qarta dhe ngjyra të zeza deri në 10 herë më të errëta.

Pjesa tjetër e harduerit përfshin procesorë të gjeneratës së 9-të Intel Core me 8 bërthama dhe grafika Nvidia GeForce 1650. Laptopi vjen me çipin Intel Wi-Fi 6 me 3 herë më shumë shpejtësi sesa gjenerata e kaluar.

Deri në 64GB RAM mund të aplikohen dhe 2TB PCIe SSD së bashku me një jetëgjatësi më të lartë baterie.

Çmimi i XPS 15 fillon nga 999 dollarë por një model XPS 15 7590 i pajisur mirë do të kushtojë shumë më tepër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...