Aplikacionet më të pëlqyera të këtij viti, deri më tani

Teknologji

Aplikacionet më të pëlqyera të këtij viti, deri më tani

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Jemi në fund të gjysmës së vitit dhe që tani, është bërë një përmbledhje e aplikacioneve që janë pëlqyer më së shumti.

Nëse jeni në mesin e atyre që kohëve të fundit nuk keni shkarkuar ndonjë aplikacion të ri, por mjaftoheni me të vjetrat që i shfrytëzon për disa vite, mund t’i shikoni këto të pestat që janë pëlqyer më së shumti.

Kështu së paku raporton Mashable, që konsideron se që nga fillimi i vitit deri më tani, këto janë aplikacionet më të shkarkuara.

Harry Potter: Vizar United

Ka vetëm pak ditë që është lansuar, por ata që pëlqejnë lojën e cila zhvillohet në ambient, sikur Pokemon Go, nuk e kanë lënë pa e shkarkuar. Megjithëse është kohë e shkurtër e lansimit, kërkesa shumë e madhe për të, është vlerësuar si aplikacion shumë i pëlqyeshëm.

Jumbo: Privacy

Kur mendohet se jemi në një kohë, kur të gjitha aplikacionet e dëmtojnë privatësinë, është një aplikacion, që mendon vetëm për ju. Nëpërmjet Jumbo, do të ndihmoheni që të kontrolloni të gjitha veprimet e juaja, si dhe të kontrolloni shprehitë që i keni në raport me internetin dhe përdorimin e pajisjeve.

Spectre

Me anë të këtij aplikacioni, mund të bëni fotografi, të cilat as që keni menduar se janë të mundura me iPhone. Algoritmi i Spectre, mbledhë disa fotografi njëherësh dhe eliminon objektet e padëshiruara, për një imazh fnal, që është shumë i avancuar.

Tap In

Kur aplikacionet për meditim janë shumë të shtrenjta, është Tap In që vjen falas, duke iu mundësuar të qetësoheni dhe të gjeni paqen. Mjafton të përqendroheni në frymëmarrje, derisa në ekran iu dalin flluska të shumta dhe ndihmojnë që të jëni më të qetë.

Yolo

Pothuajse çdo vit, bëhet viral ndonjë aplikacion, që mundëson të bëhen pyetje në mënyre anonime. Megjithatë Yolo është ndryshe, sepse e ka bazën në Snapchat, që i ka mundësuar të përhapet dhe të jetë më i avancuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat