Shitjet online rrezikojnë dyqanet me pakicë - Bota Sot
Shitjet online rrezikojnë dyqanet me pakicë

Teknologji

Shitjet online rrezikojnë dyqanet me pakicë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Gjate dekadës së ardhshme, gati gjysma e të gjithë blerjeve do të kryhen online. Parashikimi i bërë nga Retail Economics e shton akoma edhe më shumë presionin mbi shitësit tradicionalë, që po përpiqen të përshtaten me rritjen e tregtisë dixhitale.

Deri në vitin 2028, gjeneratat e rritura me internetin do t’i afrohen të 50-ve, çka nënkupton sipas hulumtuesve se ata do të përbejnë gjysmën e popullsisë së rritur. Entuziazmi i “këtyre brezave dixhitalë”, kombinuar me lehtësirat e dërgesave të shpejta e më të lira në shtëpi dhe reduktimin e dyqaneve fizike, do të thotë se blerja në internet, shume shpejt mund të kthehet në mënyrën dominuese të shitjeve me pakicë.

Qendrat tregtare dhe destinacionet që bëjnë një kombinim të aktiviteteve të kohës së lirë, restorantet dhe dyqanet pranë nyejve të rëndësishme të transportit, shtëpive dhe zyrave do të lulëzojnë, sipas Richard Lim, drejtor ekzekutiv në Retail Economics.

“Megjithatë, vendet më pak popullore do të përballen me vështirësi të mëdha e do të rrezikojnë t’i humbasin edhe ato pak dyqane që i mbeten”, thotë ai. Raporti vjen në kohën kur shitjet me pakicë rezultuan të kenë pësuar humbje rënie të ndjeshme muajin që shkoi, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e kjo në një kohë kur shitjet online të produkteve jo-ushqimore janë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...