''DeepMind'' e Google lufton fshehtas lojtarët

Teknologji

''DeepMind'' e Google lufton fshehtas lojtarët

Nga: A.H Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:56
Deepmind

Lojtarët në Europë po ftohen që të marrin pjesë në lojërat e Google, nga disa prej hulumtuesve kryesorë të inteligjencës artificiale në botë. 
Por ka diçka të çuditshme këtu: Lojtarët nuk do të njoftohen se kur do të përballen kundër sulmuesit, transmeton Bota sot.

Testet janë duke u kryer nga DeepMind, kompani me bazë në Londër, pjesë e kompanisë Al e cila më parë kishte krijuar një program që mundi lojtarët më të mirë të Go në botë. 

Në këtë rast, sfida përfshin video-lojë Sci-Fi Starcraft II. 
Është parë si detyrë më komplekse, pasi që lojtarët mund të marrin vetëm një pasqyrë të pjesshme të asaj që kundërshtari i tyre po bën, ndryshe nga loja kineze Go ku të gjitha pjesët janë të shfaqura. 
Në të njejtën kohë, të dy lojtarët e Starcraft lëvizin ushtritë e tyre në të njejtën kohë. 

Sipas pronarit të DeepMind, AlphaStar po luan në mënyrë anonime në mënyrë që të ketë një situatë sa më normale të ndeshjes. Shqetësimi është se nëse njerëzit e dinë me siguri se po luajnë kundër një kompjuteri, ata mund të luajnë ''më ndryshe.''
Por lojtarët do të përballen vetëm me sistemin e kontrolluar me algoritme nëse ata kanë zgjedhur që të jenë pjesë e eksperimentit. /Bota sot/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat