Nisin mashtrimet me Libra - Bota Sot
Nisin mashtrimet me Libra

Teknologji

Nisin mashtrimet me Libra

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Dhjetëra llogari të rreme që synojnë të shesin monedhën ende të pa lansuar digjitale të Facebook-ut, Libra, kanë rrjedhë në platformë si përpjekje e mashtrimeve më të reja në internet.

Washington Post shkruan se dhjetëra llogari, faqe dhe grupe në Facebook dhe Instagram thonë se janë zyrtare për blerje të monedhës digjitale në lirim.

Llogaritë, raporton WP, shpesh përdorin logon zyrtare të Facebook-ut dhe materiale tjera të marketingut, për t’i bërë më të besueshme për blerësit, transmeton KosovaPress.

Platforma të ngjashme të rreme për shitjen e monedhës digjitale Libra janë edhe në Twitter dhe You Tube.

Libra është emri i monedhës më të re digjitale të Facebook-ut, e cila do të lansohet vitin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...