Apple pranon kodin telefonik +383 të Kosovës - Bota Sot
Apple pranon kodin telefonik +383 të Kosovës

Teknologji

Apple pranon kodin telefonik +383 të Kosovës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:58
Apple

Gjiganti i teknologjik Apple, së fundmi ka listuar kodin telefonik +383 të Kosovës.

Tashmë përdoruesit e iPhone mund t’i regjistrojnë numrat e miqve me kodin e ri të vendit tonë.

Telegrafi sjell formën se si duket regjistrimi i një kontakti të ri në iPhone.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve në dhjetor të vitit 2016. Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Image
Image

Marrja e kodit telefonik, nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar e rëndësishme për sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit dhe njohjeve ndërkombëtare e pavarësisë në fushën e telekomit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat