Google mbyll aplikacionin Trips, kalon funksionet në Google Maps - Bota Sot
Google mbyll aplikacionin Trips, kalon funksionet në Google Maps

Teknologji

Google mbyll aplikacionin Trips, kalon funksionet në Google Maps

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Google ka vendosur të mbyllë aplikacionin e udhëtimeve Trips por që do të inkorporojë pjesën më të madhe të funksionaliteteve tek Google Maps dhe Search.

Mbështetja për aplikacionin Trips mbaron që ditën e sotme dhe vendet e ruajtura në të do të jenë të disponueshme në Google Search përsa kohë përdoruesi është kyçur me të njëjtën llogari tek të dy aplikacionet.

Për të gjetur atraksione dhe vendet më të vizituara një përdorues mund të kërkojë për “my trips” ose të shkojë faqen e re dhe të përmirësuar Google Travel.

Për herë të parë Google lançoi këtë sajt në Shtator të 2018 dhe përmbante shumë veçori që u ofruan më pas edhe tek aplikacioni Trips. Fokusi tashme do të jetë rikthimi i përdoruesve tek Travel.

Në Maps kërkimi për një destinacion apo gjetja e vendeve specifike, pikave, restoranteve e shumë të tjera mund të realizohet duke kaluar në seksionin Explore.

Duke klikuar ikonën e menusë përdoruesit do të dërgohen tek vendet e ruajtura në Trips.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...