Bloomberg: Facebook ka paguar kontraktues për të transkriptuar mesazhet - Bota Sot
Bloomberg: Facebook ka paguar kontraktues për të transkriptuar mesazhet

Teknologji

Bloomberg: Facebook ka paguar kontraktues për të transkriptuar mesazhet

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 10:23
Facebook ka konfirmuar se po transkriptonte mesazhet me zë të përdoruesve

Kompania Facebook ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve në shërbimeve të tij, njoftoi të martën Bloomberg, duke cituar burime të afërta me këtë çështje.

Facebook ka konfirmuar se po transkriptonte mesazhet me zë të përdoruesve, por ka thënë se nuk po e bënte më këtë, raportoi Bloomberg.

Facebook nuk është përgjigjur në kërkesën e agjencisë Reuters, për të komentuar këtë raport.

Kontraktuesit e jashtëm kanë kontrolluar nëse inteligjenca artificiale e Facebook-ut po interpretonte saktë mesazhet.

Kompania e mediave sociale është përballur me kritika të gjera nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi praktikat e saj të privatësisë së përdoruesve.

Javën e kaluar, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen e Facebook për të hedhur poshtë një padi, sipas së cilës, kompania mblodhi në mënyrë të paligjshme, dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues, pa pëlqimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, kompanitë Apple dhe Google pezulluan rishikimin e regjistrimeve me zë nga përdoruesit, pasi shqetësimet për privatësinë e të dhënave janë në rritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...