Mos ndoshta kjo është një shenjë se ky rrjet social së shpejti do të jetë me pagesë? - Bota Sot
Mos ndoshta kjo është një shenjë se ky rrjet social së shpejti do të jetë me pagesë?

Teknologji

Mos ndoshta kjo është një shenjë se ky rrjet social së shpejti do të jetë me pagesë?

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Duhet ta pranojmë që të gjithë jemi të dhënë ndaj rrjeteve sociale, sidomos nga Facebook dhe Instagram, pa të cilët nuk e imagjinojmë dot jetën. E mira e këtyre rrjeteve sociale është se janë falas dhe mund të kemi të gjithë akses, pa asnjë pagesë. Por duket se rrjeti i fuqishëm Facebook nuk do të vazhdojë të jetë më i tillë.

Prej disa kohësh po përflitet se një ditë që të na duhet të paguajmë për të përdorur Facebook-un, por disa ndryshime në rrjetin e famshëm, na kanë bërë të mendojmë se këto nuk janë vetëm thashetheme. Prej më shumë se 10 vitesh në faqen kryesore të Facebook shkruhej: “Është falas dhe gjithmonë do të jetë”. Së fundmi ky slogan ka ndryshuar dhe është zëvendësuar me: “Është i shpejtë dhe i thjeshtë”.

Deri tani asnjë përfaqësues i Facebook nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...