Komisioni Europian nis hetimet mbi “Google Jobs” - Bota Sot
Komisioni Europian nis hetimet mbi “Google Jobs”

Teknologji

Komisioni Europian nis hetimet mbi “Google Jobs”

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka nisur një hetim paraprak, për të vërtetuar nëse gjiganti kompjuterik “Google” nuk po abuzon me pozitën e tij mbizotëruese, për të favorizuar shërbimin e tij të kërkimit të punës “Google for Jobs”, në kurriz të konkurrentëve të saj, theksoi KiE.

“Në lidhje me Google Jobs, hetimi ynë paraprak po vazhdon,” deklaroi një zëdhënës i shefit ekzekutiv europian, pas komenteve të bëra të martën, mbi këtë shërbim, nga komisionerja europiane për konkurrencën, Margrethe Vestager.

Zëdhënësi nuk pranoi të parashikonte se kur mund të përfundonte hetimi. Nëse rezulton bindës, mund të çojë në hapjen e një “hetimi të plotë”, të një procedurë zyrtare, në fund të së cilës “Google” mund të urdhërohet të paguajë një gjobë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...