Këto janë datat e para-porosive dhe daljes në treg të iPhone 11

Teknologji

Këto janë datat e para-porosive dhe daljes në treg të iPhone 11

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Apple kohët e fundit ftoi mediat në ngjarjen e tyre të lansimit të iPhone 11 më 10 shtator, ku tre modele pritet të vijnë si përmirësim mbi telefonat aktual në linjë. 

Ata thuhet se janë iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max (por ka edhe emra të tjerë në tryezë gjithashtu). 

Sa i përket kohës kur do të keni mundësi të rrëmbeni iPhone-ët e rinj, një raport i fundit konfirmon atë që Apple ka bërë gjatë disa viteve të fundit.

Para-porositë duhet të fillojnë në fund të javës së lansimit, të premten, më 13 Shtator. 

Porositë paraprake duhet t’u dorëzohen klientëve – dhe telefonat duhet të jenë në dispozicion në dyqane, ditën e premte, 20 Shtator, koha standarde për Apple.

iPhone nuk janë pajisjet e vetme që priten në ngjarjen e 10 shtatorit. 

Ka spekulime për një Apple Watch Series 5, si dhe mundësinë e sjelljes të MacBook Pro të ri 16 inç.  Ka fjalë edhe rreth një iPad dhe iPad Pro të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat