Kjo është data e ri-lansimit të smartfonit të palosshëm të Samsung

Teknologji

Kjo është data e ri-lansimit të smartfonit të palosshëm të Samsung

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Telefoni i parë i palosshëm i Samsung do të dalë në shitje të premten, pasi problemet vonuan daljen e tij fillestare.   

‘Galaxy Fold’ do të jetë në dispozicion në 6 Shtator në Korenë e Jugut, i ndjekur nga vendet e zgjedhura përfshirë SHBA-të., Mbretërinë e Bashkuar dhe Singaporin.

Lëshimi i pajisjes gati 1,800-euroshe në prill u shtye, pasi recensionuesit raportuan për brishtësinë e ekraneve të saj.

Firma tha në korrik se kishte bërë “përmirësime” të pajisjes dhe kishte planifikuar që telefoni të dalë në shitje në shtator.

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve dhe çip memorjeve, po përballet me konkurrencë në rritje nga rivalët si firma e teknologjisë kineze Huawei. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat