Rrethi i Nintendos i kthen ushtrimet trupore, në një lojë shumë atraktive

Teknologji

Rrethi i Nintendos i kthen ushtrimet trupore, në një lojë shumë atraktive

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:25

Nintendo bëri të ditur se do ta lansojë një rreth të çuditshëm, që do të ketë lidhje me konsolë, por nuk bëri të ditur asnjë detaj shtesë.

Tani bëhet e ditur se ky rreth nga linja Switch quhet Ring Fit Adventure, që duket më atraktiv se çdo formë tjetër e të kryerit të ushtrimeve trupore.

Me rrethin që mbahet me duar dhe një shirit që vendoset në këmbë, kur në të dy prej tyre vendosen pjesët e Switch, duhet të kryhen ushtrime, ashtu sikur kërkohet në pamjet që shfaqen.

Si forma e luajtje së video-lojës ashtu edhe ushtrimet, kthehet në një lojë shumë atraktive, duke i bërë lojtarët, sikur janë vet heronjtë që  ndjekin keqbërësin e fuqishëm.

Janë disa video-lojë, në të cilat mund të luajnë deri në katër persona, derisa Ring Fit Aventure që lansohet më 18 tetor, mund të luhet kryesisht me dy persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat