Kaspersky: Minimi në Internet gjeneron 800 ton dyoksid karboni në vit

Teknologji

Kaspersky: Minimi në Internet gjeneron 800 ton dyoksid karboni në vit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:46
Ilustrim

Minimi në internet ka konsumuar deri në 18.8 gigavatë energji elektrike në vitin 2018, që është e krahasueshme me konsumin e energjisë në të gjithë Poloninë, duke shkaktuar një emetim vjetor prej afro 800 tonë dyoksid karboni (C02).

Kjo është treguar nga hulumtimi i Kaspersky mbi ndikimin ekonomik dhe mjedisor të minimit në internet, aplikacionet që punojnë në motorët e kërkimit të përdoruesve dhe minatorët e valutës digjitale.

Studiuesit arritën në përfundimin se ndërsa humbjet individuale mund të konsiderohen të parëndësishme, ndikimi global i minimit në internet është çuditërisht e frikshme.

Sipas vlerësimeve të Kaspersky, sasia e energjisë së konsumuar përmes minimit  në internet mund të jetë deri në 1670 MWh, përveç nëse në ueb faqe bllokon kodin përgjegjës për fillimin e minimit.

"Nëse e shndërrojmë atë në emetimet e dyoksidit të karbonit nga mesatarja globale e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), kjo barazohet me rreth 800 tonë CO2 të emetuar në atmosferë në vitin 2018", tha kompania Kaspersky.

Megjithatë, kompania ruse thotë se ka një ulje të konsiderueshme të aktivitetit të minimit në internet në vitin 2019, pasi ka shumë nisma ligjore dhe teknike që synojnë të zvogëlojnë ndikimin e minimit në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat