Facebook themelon “gjykatë supreme” e cila do të “mbikëqyrë” se si moderohet rrjeti - Bota Sot
Facebook themelon “gjykatë supreme” e cila do të “mbikëqyrë” se si moderohet rrjeti

Teknologji

Facebook themelon “gjykatë supreme” e cila do të “mbikëqyrë” se si moderohet rrjeti

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Facebook ka zbuluar planin për të krijuar një bord të pavarur “mbikëqyrje” për të marrë vendime se si moderohet rrjeti.

Sipas mediave të huaja, firma këmbëngul se paneli, i cili do të dëgjojë “rastet” e para në vitin 2020, do të ketë fuqi të refuzojë vendimet që merren mbi materialin kontestues dhe të ndikojë politikën e re.

Ideja, e quajtur “gjykata supreme e Facebook”, përfundimisht do të përbëjë 40 persona në të gjithë botën, por do të jetë më e vogël në fillim.

Megjithatë, sipas BBC, ekspertët kanë vënë në dyshim pavarësinë e bordit, si dhe motivimin që qëndron pas këtij veprimi.

“Facebook nuk ka gjykatë”, ka thënë Bernie Hogan, bashkëpunëtor i lartë i kërkimit në Institutin e Internetit Oxford. “Vota e vetme që llogaritet vërtet është aksionari kryesor, Mark Zuckerberg”.

Gjithsesi, është paralajmëruar se bordi do të nisë me jo më pak se 11 anëtarë me kohë të pjesshme, tha Facebook, dhe emrat e atyre të emëruarve do të bëhen publike – si dhe rezultatet e diskutimeve të tyre.

Bordi do të paguhet përmes një mekanizmi të ngritur dhe të financuar nga Facebook.

“Ne jemi përgjegjës për zbatimin e politikave tona çdo ditë dhe marrim miliona vendime për përmbajtje çdo javë”, shkroi shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg. “Por në fund të fundit nuk besoj se kompanitë private si ato tona duhet të marrin kaq shumë vendime të rëndësishme vetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...