Kjo është arsyeja se pse shumë aplikacione kërkojnë ‘Bluetooth’ me versionin e ri ‘iOS 13’

Teknologji

Kjo është arsyeja se pse shumë aplikacione kërkojnë ‘Bluetooth’ me versionin e ri ‘iOS 13’

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Ju do të befasoheni se sa shumë aplikacione kërkojnë qasje me ‘Bluetooth’ me versionin e ri.

Versionin i ri i ‘Apple”, ka shtuar një opsion të re për privatësinë, ky opsion kërkon që aplikacionet tuaja me pëlqimin tuaj të marrin qasje me ‘Bluetooth.”

Pasi qe keni instaluar versionin e ri ‘iOs 13’, besoni që do të habiteni se sa shumë aplikacione do të kërkojnë qasje në Bluetooth, raporton “The Verge”.

Këto aplikacione për t’i rihapur ato do të kërkojnë lejen tuaj për përdorimin e këtij opsioni. Arsyeja se pse ‘Apple’ ka zbatuar këtë opsion është sepse shumë kompani përmes ‘bluetooth’ do munden të zbulojnë lokacionin tuaj.

“Bëni mirë që të keni një arsye të fortë, që më duhet të aprovojë përdorimin e ‘Bluetooth’. Ky opsion ka lë shumë njerëz konfuz se pse ‘Apple’ është duke e zbatuar këtë opsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat