Kufjet Echo Buds janë kundërpërgjigjja e Amazon ndaj Airpods

Teknologji

Kufjet Echo Buds janë kundërpërgjigjja e Amazon ndaj Airpods

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:15
Kufjet Echo Buds

Për një kohë të gjatë, ishte thënë se Amazon po punon për rivalin me të cilin do t’i kundërpërgjigjej AirPods dhe tani është bërë e ditur, se këto janë të vërteta dhe quhen Echo Buds.

Ashtu siç edhe pritej, këto kufje janë pa tela, që ofrojnë lidhje me Alexa, pa pasur nevojë të aktivizohen me dorë. Në brendi është punuar me përkushtim, që audio sistemi të jetë sa më i fuqishëm dhe i pastër.

Kur të dalin në treg, Echo Buds do të kushtojnë 118 euro, mirëpo, ka mundësi që çmimi të bie në vazhdim shumë më poshtë se 100 euro.

Të integruar, e ka edhe një sistem funksionimi, që i bënë shumë më të përshtatshme kur bartësi i tyre është duke kryer ushtrime fizike. Brenda Echo Buds është vënë edhe sistemi teknologjik i zhvilluar nga Bose, për të reduktuar zhurmën.

Lansimi i kufjeve Echo Bud, që kushtojnë për 45 euro më lirë se AirPods, do të fillojë nga muaji tetor, kur pritet të bëhet edhe shpërndarja te klientët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat