Canon EOS M200 mbështet videon 4K dhe autofokusin eye-detect

Teknologji

Canon EOS M200 mbështet videon 4K dhe autofokusin eye-detect

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:46
Canon EOS M200

Canon ka prezantuar kamerën pa pasqyrë (mirrorless) EOS M200 nga segmenti i poshtëm, i cili paraqet pasardhësin e modelit të popullarizuar EOS M100 me disa karakteristika të reja interesante.

Pajisja e mban të njëjtin sensor 24.1-megapikselësh APS-C, por e ka një procesor të azhurnuar Digic 8. Kjo fuqi shtesë e procesorit i mundëson dy funksione të reja thelbësore: autofokusin Dual Pixel eye-detect dhe video 4K 24p, raporton Engadget.

M200 u është dedikuar përdoruesve të telefonave që duan t’i azhurnojnë aftësitë e tyre të fotografimit dhe xhirimit të videove. Kamera e ka të njëjtën shtëpizë si M100, me të njëjtin dizajn të butonave dhe ekran pop-up për selfie.Kontrollet fizike janë minimale, kështu që konfigurimet e kamerës kontrollohen lehtësisht përmes ekranit flip-up me prekje.

Autofokusi Dual Pixel eye-detect do ta lehtësojë ndjeshëm përdorimin e kamerës për fillestarët. M200 tani mund të xhirojë video 4K @24p, por me kropim prej vetëm 1.6x. Kjo e kufizon në mënyrë të konsiderueshme vlerën e përdorshme të pajisjes si kamerë për vlogim.

Canon EOS M200 do të jetë në dispozicion nga tetori, me një çmim prej 549 dollarësh, dhe vjen me objektivin EF-M 15-45mm F4.5-6.3 IS STM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat