Skandali me Cambridge Analytica/ Facebook gjobitet me 644 mijë dollarë - Bota Sot
Skandali me Cambridge Analytica/ Facebook gjobitet me 644 mijë dollarë

Teknologji

Skandali me Cambridge Analytica/ Facebook gjobitet me 644 mijë dollarë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Skandali me të dhënat personale me kompaninë e kompaninë e konsulencës “Cambridge Analytica” i ka shkaktuar goxha para gjigandit të medias sociale, Facebook.

Facebook do të paguajë një gjobë prej 644 mijë dollarësh, gjobë kjo e marrë për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lajmi u njoftua të mërkurën nga enti rregullator mbi të drejtat e informimit në Britani.

Drejtori i Përgjithshëm i Facebook-ut Mark Zuckerberg është marrë në pyetje nga ligjvënësit amerikanë dhe ata të Bashkimit Evropian që kërkonin të dinin se si “Cambridge Analytica” arriti të sigurojë të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut.

Vitin e kaluar zyra e Komisionerit për Informim i vendosi një gjobë simbolike Facebook-ut për shkak se të dhënat e të paktën 1 milion përdoruesve britanikë ishin mes atyre të mbledhura nga “Cambridge Analytica” e që ishin përdorur për qëllime politike. Të mërkurën autoritetet e kësaj zyre thanë se fakti që Facebook-u kishte hequr dorë nga apelimi i çështjes e kishte rënë dakord për të paguar gjobën, nuk do të thoshte se kishte pranuar përgjegjësinë mbi rastin.

Nga ana tjetër kompania e medias sociale tha se ishte e kënaqur që kishte arritur një marrëveshje duke shtuar se do të kishte dashur të kishte bërë më shumë për të hetuar pretendimet lidhur me “Cambridge Analytica-n” në 2015-n.

Facebook gjithashtu shtoi që pas skandalit e ka shtuar sigurinë për përdoruesit e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat