Sony ka mbrojtur emërtimet për PS6, PS7, PS8, PS9 dhe PS10 - Bota Sot
Sony ka mbrojtur emërtimet për PS6, PS7, PS8, PS9 dhe PS10

Teknologji

Sony ka mbrojtur emërtimet për PS6, PS7, PS8, PS9 dhe PS10

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:36
Sony

Lansimi i ardhshëm i madh i Sony PlayStation do të jetë PS5, ndërsa ky model arrin gjatë sezonit të festave të vitit 2020.

Ashtu sikurse edhe me konzolat e mëparshme, Sony do ta mbështesë edhe modelin e vet më të ri për rreth 10 vjet, ndërsa mund ta prezantojë pasardhësin e këtij versioni gjatë gjysmës ose tre të katërtat e jetëgjatësisë së modelit PS5, raporton Ubergizmo.

Sony tani ka paraqitur kërkesa për mbrojtje të emrave për disa modele të PlayStation, ku përfshihen PS6, PS7, PS8, PS9 dhe PS10. Kjo, sigurisht, nuk garanton se do t’i shohim të gjitha konzolat e përmendura në treg, por më shumë bëhet fjalë për mënyrën sesi Sony e mbron brendimin e vet të PlayStation.

Sony është goxha agresiv kur bëhet fjalë për trademarkun e kompanisë, dhe kështu kërkesa për mbrojtje të PS4 u paraqit qysh në vitin 2006, shtatë vjet para se pajisja të lansohej. Ngjashëm është edhe me PS5, i cili gjithashtu u mbrojt në vitin 2006.

Do të jetë interesante ta ndjekim zhvillimin e situatës dhe nëse do ta shohim ndonjëherë konzolën PS10. Situata në tregun e gamingut po ndryshon vazhdimisht, ajo po evoluon – është forcuar oferta dhe kërkesa në fushën e streamingut të lojërave, ndërsa me ofertën 5G konzolat klasike mund të mos jenë më të nevojshme në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat