Google do ta mbështesë Chrome në Windows 7 të paktën deri në mesin e vitit 2021

Teknologji

Google do ta mbështesë Chrome në Windows 7 të paktën deri në mesin e vitit 2021

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Nga e marta, Microsofti nuk do të ofrojë më mbështetje zyrtare për sistemin operativ Windows 7. Megjithatë, ende shtrohet pyetja se çfarë do të jetë në dispozicion në formën e aplikacioneve eksterne, përfshirë browserin më të popullarizuar të internetit në botë - Google Chrome. Tani Google i ka publikuar planet e veta, raporton Neowin.

Google ka treguar që planifikon të ofrojë mbështetje për Chrome në Windows 7 të paktën 18 muaj pasi që Microsofti ta ndërpresë mbështetjen. Kjo do të thotë që Chrome do të vazhdojë të marrë azhurnime (jo vetëm të sigurisë) të paktën deri më 15 korrik 2021.

Google i ka përshkruar disa nga përfitimet që ky vendim do t'ua japë përdoruesve, veçanërisht për bizneset. Është e qartë se browseri i azhurnuar do të jetë dukshëm më i sigurt, ndërsa përveç kësaj azhurnimet për Chrome do t’ia mundësojnë browserit të funksionojë pa probleme në sistemet Windows 7 dhe Windows 10.

Ky është një publikim që e kanë pritur shumë njerëz, duke përfshirë edhe adhuruesit e browserit Microsoft Chromium Edge. Meqenëse Chrome do të mbështetet plotësisht për Windows 7, kjo do të thotë që Chromium me kod të hapur do të mbështetet gjithashtu. Microsofti sigurisht ofron Extended Security Updates për ata që duan të paguajnë për këtë shërbim, ndërsa për këtë kompanisë do t'i duhet një browser i mbështetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat