BE-ja do ta shqyrtojë ndalimin e teknologjisë për identifikimin e fytyrës në vende publike

Teknologji

BE-ja do ta shqyrtojë ndalimin e teknologjisë për identifikimin e fytyrës në vende publike

Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Disa ekspertë të teknologjisë janë shprehur të shqetësuar rreth përdorimit të bazave të të dhënave për identifikimin e fytyrës nga ana e qeverive dhe kompanive private. Kompanitë Google, Microsoft, Amazon dhe Facebook që po punojnë në zhvillimin e programeve për identifikimin e fytyrës thonë se siguria e të dhënave është maksimale.

Por, BE-ja do ta shqyrtojë ndalimin e identifikimit të fytyrës në vendet publike deri në 5 vjet, derisa të jenë vendosur rregulla të reja që mbajnë nën kontroll rreziqet dhe privatësinë.

Plani evropian me 18 faqe vjen në një kohë të debatit intensiv, veçanërisht në SHBA, mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për qëllime të sigurisë. Plani, që pritet të nis muajin tjetër, parashikon që vendet e BE gjithashtu të kenë autoritete speciale që monitorojnë rregullat

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime për saktësinë dhe përdorimin në rritje të softuerit për identifikimin e fytyrës. Autoritetet policore janë të kënaqur me përdorimin e suksesshëm të teknologjisë. Ekzistojnë shqetësime që teknologjia mund të përdoret nga regjimet autoritare për të monitoruar qytetarët.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime për saktësinë dhe përdorimin në rritje të softuerit për njohjen e fytyrës dhe janë duke punuar mbi një propozim për një projekt-ligj për të kufizuar përdorimin e softuerit.

Disa ekspertë të teknologjisë janë shprehur të shqetësuar rreth përdorimit të bazave të të dhënave për njohjen e fytyrës, të kontrolluara nga qeveritë dhe kompanitë private.

Kompanitë Google, Microsoft, Amazon dhe Facebook që po punojnë në zhvillimin e programeve për identifikimin e fytyrës thonë se siguria e të dhënave është maksimale.

Ndërkohë autoritetet policore janë të kënaqur me përdorimin e suksesshëm të teknologjisë së identifikimit, sidomos në rastet që kanë të bëjnë me identifikimin e kriminelëve dhe fëmijëve të humbur. Por çoroditjet në algoritme kanë çuar në keqidentifikim.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime që teknologjia mund të përdoret nga regjimet autoritare për të monitoruar qytetarët.

Vende si Kina kanë krijuar tashmë sisteme të gjera mbikëqyrjeje sepse njohja e fytyrës e bën më të lehtë ndjekjen e lëvizjes së një personi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat