Ushtria Amerikane gjatë 5 javëve është hakuar nga 52 hakerë

Teknologji

Ushtria Amerikane gjatë 5 javëve është hakuar nga 52 hakerë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 08:28
Ilustrim

Të ftosh hakerë etikë të sulmojnë asetet tuaja online nuk është gjë e keqe për një organizatë e aq më pak për ushtrinë Amerikane.

Gjatë pesë javëve, nga 9 Tetori deri më 15 Nëntor, Ushtria Amerikane është hakuar nga një total prej 52 hakerësh. Megjithatë situata nuk është aq e keqe sa tingëllon.

Kjo sepse ato ishin hakerë etikë dhe morën pjesë në edicionin e dytë të aktivitetit “Hack the Army.” Të ftosh hakerë etikë të sulmojnë asetet tuaja online nuk është gjë e keqe për një organizatë e aq më pak për ushtrinë Amerikane.

Hack the Army 2.0 ishte një bashkëpunim mes Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Shërbimit Dixhital për Mbrojtjen dhe platformën shpërblyese HackerOne.

60 asete online të ushtrisë Amerikane u vunë në dispozicion të hakërreve. Këtu përfshiheshin domainet army.mil dhe goarmy.com së bashku me uebsajtin Arlington Cemetery. Hakerët ishin nga SHBA, Kanadaja, Gjermania dhe Rumania dhe zbuluan 146 porbleme sigurie. Ushtria dhuron 275 mijë dollarë për përpjekjet e hakëreve ndërsa vlera e vetme monetare më e lartë ishte 20 mijë dollarë.

Aktiviteti i parë Hack the Army u organizua në 21 Dhjetor 2016 dhe zbuloi 118 probleme sigurie. Një prej problemeve më kritike ishte mundësia për të kaluar nga domaini goarmy.com në një uebsajt të brendshëm i cili normalisht duhej të kërkonte kredenciale speciale për akses.

Që prej 2016-ës në fakt janë zbuluar mëse 10,000 probleme sigurie në asetet e ushtrisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat