Ford dizajnon xhaketën me ekran LED për çiklista, mund të shfaq emoji dhe informata

Teknologji

Ford dizajnon xhaketën me ekran LED për çiklista, mund të shfaq emoji dhe informata

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:59

Siguria është jashtëzakonisht e rëndësishme për bickilistët, veçanërisht me numrin e aksidenteve me biçikleta që ndodhin çdo vit.

Për të ndihmuar me këtë, Ford ka krijuar një xhaketë prototip të dizajnuar për biciklistët, që mund të ndihmojë në sigurinë e tyre në rrugë. 

Kjo vjen në formën e një xhakete që posedon një ekran LED në anën e pasme që ka aftësinë për të shfaqur të gjitha llojet e informacionit, të tilla si emoji, të cilat mund të përdoren për argëtim.

Sidoqoftë, ka edhe përdorime praktike për ekranin LED në pjesën e pasme, ku çiklistët mund ta përdorin atë si një mënyrë për të treguar se ku po planifikojnë të kthehen. 

Mund të dyfishohet gjithashtu si një simbol i rrezikut dhe më e rëndësishmja, ekrani e ndriçon vozitësin gjatë natës, ku ndonjëherë në vende të caktuara, mund të jetë shumë errët të shohësh një person me biciklet në rrugë.

Fatkeqësisht, nuk përmendet nëse Ford planifikon ta realizojë këtë si produkt të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat