Instagram e bën më të bukur eksperiencën tuaj nëpërmjet këtij opsioni

Teknologji

Instagram e bën më të bukur eksperiencën tuaj nëpërmjet këtij opsioni

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 21:18
Ilustrim

Instagram ka sjellë një risi që ka të bëjë me menaxhimin e komenteve në postimet tuaja. Risia e fundit ju lejon të vendosni tre komente që ju pëlqejnë më shumë në krye të një postimi dhe të inkurajoni në këtë mënyrë komente pozitive.

Për të vendosur një koment në krye të postimit tuaj, zgjidheni atë dhe klikoni opsionin "pin your favorite comments". Instagram zakonisht nxjerr në pah komente të rëndësishme bazuar në algoritme, por komentet “pinned” do të qëndrojnë gjithmonë në krye të një postimi, pavarësisht sa pëlqime marrin.

Duhet të keni parasysh që personi që ka bërë komentin që ju vendosni në krye, do të marrë një njoftim për veprimin tuaj.

Vitet e fundit Instagram po përpiqet të luftojë gjuhën e urrejtjes, abuzimet apo keqinformimin. Prej disa kohësh kompania përdor inteligjencën artificiale për të bllokuar automatikisht komentet fyese. Komentet “pinned” janë vetëm një hap më shumë drejt moderimit të përmbajtjes në rrjetin e fuqishëm social. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat