YouTube bllokon kanalet ekstremiste ruse

Teknologji

YouTube bllokon kanalet ekstremiste ruse

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

YouTube ka bllokuar tri kanale ruse, të cilat udhëhiqeshin nga oligarku rus Konstantin Malofejev (Konstantin Malofeev) dhe ideologu i presidentit rus Vladimir Putin, Aleksandar Dugin.

Përveç kanaleve të YouTube “Telekanali Carigrad”, “Shqiponja dykrerëshe” atyre u janë mbyllur edhe llogaritë e postës elektronike (e-mail) të Google, përkatësisht Gmail, të cilat japin qasje në Youtube, raporton KosovaPress.

Kanalet televizive ruse, “Carigrad (Kostandinopoja)” dhe “Shqiponja me dy koka”, që propagandonin për interesa të Kremlinit, ishin themeluar nga Konstantin Malofeev, i afërt me Putinin. Aktivitetet kryesore të tij janë propaganda përmes organizatave që janë të afërta me kishën Ortodokse Ruse.

Kanali televiziv “Paideuma.tv”, i themeluar nga Aleksandar Dugin, gjithashtu ka propaganduar për interesa të Moskës zyrtare.

Ndryshe, Aleksander Dugin, quhet edhe si “Truri i Putinit” (Putin`s Brain), është ithtar dhe ideolog i ringritjes së Rusisë në kufijtë e Perandorisë Ruse dhe krijimit të Aleancës së Euro-Azisë, në të cilën Rusia do ta kishte rolin kryesor dhe do të bllokonte zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në shtetet e Evropës Lindore.

Dugin gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft aktiv në Ballkanin Perëndimor. Ai ishte munduar që përmes thirrjeve për organizatat pro-ruse në Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore, të bllokojë procesin e anëtarësimit të këtyre dy shteteve në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat