Për tre muaj Facebooku fshiu 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit

Teknologji

Për tre muaj Facebooku fshiu 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 23:23
Facebook

Të martën Facebooku ka bërë të ditur se ka larguar 7 milionë postime në tremujorin e dytë të këtij viti për shpërndarjen e informacioneve false rreth koronavirusit, përfshirë këtu edhe përmbajtje që promovonte masa parandaluese të rreme dhe shërime të ekzagjëruara.

E gjithashtu ajo ka fshirë shumë postime që përmbanin urrejtje, raporton Reuters.

Kompania ka fshirë rreth 22.5 milionë postime me përmbajtje urrejtëse, një rritje dramatike prej 9.6 milionë sa ishte në tremujorin e parë. Ajo ia atribuoi këtë përmirësimit të teknologjisë në verifikim. 

Facebooku gjithashtu ka fshirë 8.7 milionë postime që lidheshin me organizatat “terroriste”, krahasuar me 6.3 milionë postime sa kishte fshirë në tremujorin e parë.

Kurse më pak material ka pasur në grupet me “urrejtje të organizuar”: 4 milionë postime në tremujorin e dytë, kurse në të parin kishte fshirë 4.7 milionë postime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat