Ndërprerje në të gjithë botën në shërbimet e Apple

Teknologji

Ndërprerje në të gjithë botën në shërbimet e Apple

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:09
foto ilustrim

App Store, Apple Music, iCloud dhe shërbime të tjera të Apple regjistruan një ndërprerje të mërkurën.

Shërbimi i lojërave Apple Arcade, Apple TV +, shërbimet e lidhura me iCloud si Calendar, Contacts, Bacup dhe Mail gjithashtu u prekën.

Sa përdorues janë prekur është e paqartë. Kishte informacione kontradiktore nga Apple. Sipas Apple Status Page, mosfunksionimet duhet të ishin zgjidhur deri më tani.

Apple nuk është kompania e vetme e teknologjisë që lufton me ndërprerjet këto ditë. Natën e së martës, kompania e programeve Microsoft regjistroi ndërprerje në shërbimet e saj cloud në të gjithë botën.

Shërbimet cloud të Google gjithashtu kishin probleme javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat