Del në shitje për 87 mijë dollarë televizioni i palosshëm – LG

Teknologji

Del në shitje për 87 mijë dollarë televizioni i palosshëm – LG

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:38
Televizion LG

LG ka njoftuar se televizori i saj i parë në botë i palosshëm përfundimisht po del në shitje, megjithëse në numër të kufizuar.

LG Signature OLED R 65-inç tani është në dispozicion në shtatë dyqane elektronike të konsumit në të gjithë Korenë e Jugut dhe do të kushtojë 100 milion won, ose më shumë se 87,000 dollarë.

TV OLED R është ndërtuar rreth një paneli fleksibël OLED që LG e përshkruan me përmbajtje karakteristike si “zhvillimi më inovativ në teknologjinë televizive në dekada”.

Për shkak të natyrës së tij fleksibël, ai mund të futet pjesërisht ose plotësisht në bazën e tij, duke iu përshtatur raporteve të aspekteve të ndryshme ose duke fshehur panelin plotësisht kur nuk është në përdorim.

Është e paqartë se kur TV, i cili u paraqit si koncept për herë të parë në vitin 2019, do të zgjerohet në rajone përtej Koresë së Jugut. LG nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat