Google thotë se produktet e kompanisë tashmë përdorin materiale të riciklueshme

Teknologji

Google thotë se produktet e kompanisë tashmë përdorin materiale të riciklueshme

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:20
Google

Vitin e kaluar Google kishte premtuar se deri më 2022 të gjitha produktet e prodhuara nga kompania do të kishin materiale të riciklueshme përfshirë telefonët Pixel, Pixelbook, Google Home, pajisjet Nest si dhe aksesorët si këllëfë apo karikues.

Sot kompania tha se një prej objektivave ishte arritur para kohe: të gjithë produktet Pixel dhe Nest janë dizajnuar me materiale të riciklueshme.

Jo i gjithë produkti ka materiale të riciklueshme por pjesë të tij. Sipas Google, paneli i pasmë i Pixel 5 përbëhet nga 100% alumin i riciklueshëm.

Google gjithashtu ka premtuar që operacionet e kompanisë të jenë të pastër nga karboni deri më 2023. Që prej 2007 ka qenë neutrale ndaj emëtimit të karbonit: që do të thotë se gjitha emëtimet që gjeneron duke djegur lëndë djegëse, kompensohen me investime në energji të rinovueshme dhe iniciativa të tjera.

Deri më 2025 Google thotë se 50% e plastikës përdorur në produktet e kompanisë do të jenë materiale të riciklueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat