Fjalëkalimi më i përdorur për 2020-n

Teknologji

Fjalëkalimi më i përdorur për 2020-n

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Studiuesit nga NordPass, shërbimi që menaxhon passwordet, kanë zbuluar fjalëkalimet më të njohura të vitit 2020. Hulumtuesit janë shprehur se njerëzit po vazhdojnë të përdorin fjalëkalime aq të njohura të cilat mund të merren shumë lehtë.

Chad Hammond, ekspert i sigurisë në NordPass, është shprehur se “shumica e fjalëkalimeve që përdoren mund të hakohen në më pak se një sekondë”.

Si fjalëkalimi më i popullarizuar doli të jetë ‘123456’, dhe është thyer të paktën 23,597,311 herë.

Fraza të tjera të zakonshme fjalëkalimesh, përfshinin ‘qwerty’, ‘iloveyou’ dhe besoni ose jo, vetë fjalën ‘fjalëkalim’ .

Nga gjithë studimi, për fat të keq vetëm 44% e fjalëkalimeve të analizuara ishin unike, duke sugjeruar se shumë njerëz i kanë llogaritë e tyre lehtë të prekshme nga hakerat.

Ekspertët këshillojnë që të përdorni fjalëkalime sa më komplekse, të gjata dhe unike për sigurinë tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat