Elon Musk ka parakaluar Bill Gates për tu bërë njeriu i dytë më i pasur në botë vetëm pak pasi kaloi edhe themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg.
Nxitur nga rritja e aksioneve të Tesla, 49 vjeçari shikoi pasurinë e tij të rritej me 7.2 miliardë dollarë në 127.9 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Bosi i kompanisë së makinave elektrike tashmë qëndron pas shefit të Amazon Jeff Bezos për nga pasuria. Nëse vlera e aksioneve të Tesla vijon të rritet, Musk mund të bëhet njeriu më i pasur në botë.
Tesla është prodhuesi i automjeteve me vlerën më të madhe në treg. Gates i cili themeloi Microsoft ka qenë njeriu më i pasur në botë për vite me radhë derisa u zëvendësua nga Jeff Bezos.